Tuesday, December 18

Horoskopi javor pampressistik

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

dashiDASHI (21 Mars – 19 Prill)

Ata që janë të martuar, do të kalojnë kryesisht kohë me partnerin, herë kohë më të këndshme e herë më të pakëndshme. Beqarët, s’do ta kenë ketë mundësi. Në planin financiar, po patët të holla, do të shpenzoni, por po nuk patët, s’do ta bëni këtë. Ju duhet akoma ta kthjellni trurin, mundësisht duke e përdorur ngapak sepse për dekor nuk ta ka falur Allahu.

demiDEMI (20 Prill – 20 Maj)

Pse i takoni shenjës së Demit, nuk do të thotë që edhe në jetën e përditshme të silleni si dem. Që të mos jeni i uritur, duhet që të hani rregullisht. Po deshët që në planin financiar të jeni mirë, duhet të punoni pak, sepse të qëndroni tërë ditën në kafe me një makiato para vetes, kjo iu merr vetëm kohë dhe iu sjellë shpenzime.

binjaketBINJAKËT (21 Maj – 21 Qershor)

Për ju që i takoni kësaj shenje, herëdokurdo do të bëhet mirë. Nëse jo gjatë kësaj jete, të paktën në jetën tjetër. Nëse nuk keni mjaftueshëm të holla këtë javë, mos u merakosni! Me rendësi ta keni shëndetit. Mos i besoni thënies së moçme destruktive ‘varfëria sjell sëmundjen, sëmundja sjell vdekjen’.

gaforrjaGAFORRJA (22 Qershor – 22 Korrik)

Nëse ju nuk do të kishit lindur në periudhën mes 22 Qershorit e 22 Korrikit, ju sigurisht që do të lindit në një periudhë tjetër të vitit. Java e juaj do të ketë 7 ditë, ku disa ditë do të iu suprizojnë për të mirë, e në disa do të ndjeheni i dëshpruar. Punoni sa të mundni sepse Naimi jo kot thoshte ‘Punë, punë, natë e ditë ,që të shohim pakëz dritë’.

luaniLUANI (23 Korrik – 22 Gusht)

Shenja e ‘Luanit’ është e preferuara e yjeve, veçanërisht e yllit të vogël lart në qiell, që duket por si zjarr në pyll. Megjithatë, ndonëse luani është mbreti i kafshëve, ty le të mos të duken njerëzit si kafshë, e t’i të sillesh si mbret sepse përfundon në sytë e njerëzve me një imazh prej gomari. Ke kujdes kur ecën në komunikacion. Respekto semaforin dhe mos kalo rrugën kur s’sheh zebra sepse nuk je duke ecur nëpër sokaket e Komogllavës.

virgjereshaVIRGJËRESHA (23 Gusht – 22 Shtator)

Për ty do të flasin edhe këtë javë sepse ende është aktual raporti i Agjencionit të Statistikave të Kosovës, në bashkëpunim me UNICEF-in. Por ti mos u shqetëso! Ti krenohu me virgjëri, je shpëtim për këtë shoqëri, është Përëndia që t’shpërblen, mos ki dert për tjetër kënd. Por mos harro se për prezervativët, TVSH është zvogëluar në 8%.

peshorjaPESHORJA (23 Shtator – 23 Tetor)

Kur shohim shenjën e peshorës, së pari në mendje na vjen Enver Hasani dhe Gjykata Kushtetuese, sidomos tash kur Asosiacioni i Komunave Serbe u pezullua, ndonëse në vend të Enverit, në Kushtetuese është Arta Rama, që për Kadri Veselin njihet si Arta Bajrami. Është mirë që të paktën ju që i takoni shenjës së ‘Peshores’, tri herë të mateni, e një herë të flisni. Kujdesuni sa më shumë që të mos ia fusni kot.

akrepiAKREPI (24 Tetor – 21 Nëntor)

Ju që i takoni shenjës së akrepit, gjithnjë keni qenë në dilemën se a më mirë te jeni në shenjën e ‘Akrepit’ apo të ‘Peshqve’. Preferoni ta jetoni jetën sa më mirë dhe jeni ithtarë i këngës ‘kush niset me ba sevda, në moshën e pleqërisë, mjerë atë që e rren mendja, kujton ditët e rinisë’. Këtë javë do të bëni një jetë të shfrenuar sepse keni pranuar 200 euro me Western Union nga vëllau në Danimarkë.

shigjetariSHIGJETARI (22 Nëntor – 21 Dhjetor)

Ndonëse atyre që i takojnë shenjës së ‘Shigjetarit’ iu zë vend mendimi se janë të saktë, dhe se qëllojnë në shenjë, ata shpesh ia huqin fort. Edhe këtë javë do të keni huqje të mëdha, prandaj respektojeni fjalën e Allahut në Kuranin famëlartë, ku thotë ‘Fol mirë ose hesht!’. Me ketë mënyrë të të menduarit, do i shkaktoni vetes shumë probleme.

bricjapiBRICJAPI (22 Dhjetor – 19 Janar)

Shumë njerëzve iu mungojnë brirët, prandaj quhen njerëz. Shumë prej juve që i takoni kësaj shenje, i keni brirët e shenjës suaj për të treguar të vërtetën rreth juve. Me partnerin tuaj (nëse veç keni), mund të kaloni një javë të shkëlqyer nëse partneri juaj nuk ka frikë nga ‘brirët’ tuaj. Po vazhduat të shpenzoni siç e keni nisur muajin, java ardhshme do të iu gjej si ‘gllub’, pa asnjë cent në xhep.

ujoriUJORI (20 Janar – 18 Shkurt)

Ata që i takojnë kësaj shenje dhe kanë lindur në Prishtinë, asnjeherë nuk janë ndier si pjesë e shënjes së tyre, veçanërisht në periudhën pas orës 23:00 e deri në orët e mëngjesit. Iu rekomandohet që edhe këtë javë, si në çdo javë tjetër, të pini sa më shumë ujë sepse vazhdoni të jeni i dehidruar. Shenja juaj përfshin edhe Ditën e Pavarësisë së Kosovës, por ju s’jdo të jeni as këtë javë yll, si yjet në flamur.

peshqitPESHQIT (19 Shkurt – 20 Mars)

Ashtu si peshqit që nuk jetojnë dot pa ujë, ty të është bërë e pamundur jeta pa facebook. Normalisht që as këtë javë s’do të distancohesh aspak nga llogaria juaj në facebook, por ke kujdes me faqet që bën like, në mënyrë që të kurseni murin tuaj nga videot pornografike. Mos të mashtrojnë videot fake me titujt ‘Nuk mund ta besoni si bën seks kjo 12 vjeçare!”.

Share.