Wednesday, May 23

Historike: Kosova e dyta në botë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kosova ka arritur edhe një sukses historik pas kualifikimeve në kualifikimet për Botërorin në basketboll. Por, kësaj rradhe suksesi nuk i përket sportit.

Shteti më i ri ballkanik ka arritur të zë vendin e dytë në botë sa i përket papunësisë.

Sipas Central Intellegence Agency (CIA), Kosova është vendi i dytë me normën më të lartë të papunësisë tek të rinjtë në botë, pas Bosnje dhe Hercegovinës.

Në këtë garë mjaft të ngushtë katërshen e parë e përbëjnë vendet ballkanike, duke e bërë Gadishullin Ballkanik si më të sukesshmin në botë sa i përket papunësisë.

Kampioni Bosnja dhe Hercegovina dhe nënkampioni Kosova, lënë prapa dy shtetet e tjera ballkanike, Greqinë dhe Maqedoninë.

Këtë renditje dhe sukses të vendeve ballkanike e kanë komentuar ekspertë të ndryshëm, në mesin e të cilëve ka edhe irritim që Kosova nuk zë vendin e parë.

“Jemi vend baksuz. As për papunësi nuk e zëmë vendin e parë përkundër punës mjaft të madhe të atij ministrit t’gjatë”, ka deklaruar ekspertja e ekonomisë, Grevë Fukaraja.

Sipas raportit të CIA’së, Kosova ka përqindjen e papunësisë 55.3%.

 

 

Share.