Monday, December 18

Heinz Fischer dhe Johannes Hahn probleme me dioptri, nuk arritën të lexojnë pankartat e opozitës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Se kanë probleme me sytë është jo e vështirë për t’u marrë vesh, meqenëse të dy përdorin gjyzlykët. Por, duket se as ato nuk iu kryejnë punë.

Presdienti austriak Heinz Fischer dhe Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, pas fjalimeve të tyre në Kuvendin e Kosovës, të dy deklaruan se nuk i kanë lexuar e madje nuk i kanë vërejtuar pankartat e shpalosura nga partitë opozitare, ku shprehej kundërshtimi kundër pozitës dhe marrëveshjeve të fundit të saj me Serbinë.

qorrat

A e shihni ju prespektivën evropiane me gjithë këtë dioptri?!

Kjo ka ngritur dyshime te kryparlamentari Kadri Veseli, se presidenti Austrisë dhe komisioneri nga BE-ja kanë nevojë për një oftalmolog, dhe për këtë, mësohet se Kadriu iu ka bërë të dyve një test të shpejtë nga 10 metra distancë, duke i pyetur ‘Sa gishta i kom KTY?’. Me ketë, Kadriu arriti në përfundimin se të dy miqtë ndërkombëtarë kanë dioptri të gabuar të gjyzlykëve, me çfarë ra poshtë konkludimi i mëhershëm se Fischer dhe Hahn nuk kuptojnë gjuhën angleze.

Fischer, që ditë më parë kishte vizituar Kosovën, dëgjoi Veselin dhe rekomandimin e tij që të bënte një vizitë në Klinikën Gjermane të Syrit në Prishtinë, me çka thuhet se u nda i kënaqur sepse iu ndërrua dioptria. Ndërsa Hahn, i cili sot vizitoi Kosovën, pritet që nesër të marrë rrugën drejt Kolovicës, ku planifikon të bëjë një vizitë të oftalmologu Orhan Kubati.

PamPress iu dëshiron që të dyve përmirësim!!!

 

Share.

Comments are closed.