Monday, November 19

Hazir Borovci flet me Rugovën: Rugova me tha se nuk më lau askush, e lava veten

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndërlidhësi i Tokës me botën e përtejme, Hazir Borovci, ka dhënë versionin e tij se kush në të vërtetë e lau gjenazen e ish-presidentit historiko-gjeografiko-biologjik, Dr. Ibrahim Rugova – Të gjithëve na mungon.

Asambleisti nga LDK, i ngarkuar nga Rugova si koordinator për çështje tokësore, pas komunikimit të rëndomtë me ish-presidentin, ka sjellë informacionet se kush ia bëri dushin e fundit Rugovës.

“Mbrëmë kisha një bisedë të zakonshme me Presidentin Rugova. Më pyeti për çështjen e kufijve, për themelimin e ushtrisë dhe për Projektligjin në lidhje me vjetërsinë e veturave”, janë informatat e para që ka prezantuar Borovci nga komunikimi me Rugovën.

Më tej ai sjellë edhe demantimin nga ish-Presidenti në lidhje me ceremoninë fetare gjatë të varrimit të tij.

“E pyeta Rugovën: Fol burri dheut, kush ta lau xhenazen?. Ai më tha: Hazir, ti e di se si dora jote nuk të kruan dora e askujt. Mua nuk më ka larë as Rexhep Boja e as Rexhep Ngjyra, por jam larë vetë dhe jam nisur për xhehnet”, ka deklaruar Borovci.

Këto pohime hedhin poshtë pretendimet e myftiut të Kosovës, kreut të BIK’ut, Naim Tërrnava, i cili mbrëmë tha se “xhenazja” e Rugovës u la nga imami i mirënjohur, Rexhep Boja.

Share.