Thursday, September 20

Haradinaj takon Milaim Zekën, i thotë: S’guxon kush me t’nguc ma, kush ta prish hajde te unë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga kabineti i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, njoftohet se Ramush Haradinaj, ka pritur në takim deputetin e Nismës për Kosovën Milaim Zeka.

Burime nga Qevreria thonë se Haradinaj me të ka biseduar për temat e aktualitetit politik, për mirëvajtjen e koalicionit qeverisës dhe për një dinamikë të re në qeverisjen e vendit. Por, mes tyre nuk është lënë pa u diskutuar edhe seria e skandaleve të fundit të Zekës, e në veçanti rrahja e tij nga deputeti Frashër Krasniqi

“Deputeti Zeka ka përjetuar disa momente të pakëndshme kohëve të fundit. Përveç skandalit me viza që i erdhi diçka e papritur, më herër u traumatizua po ashtu papritur nga boksat e Frashër Krasniqit”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Deputeti Zeka e ka njoftuar kryeministrin për ndodhitë e fundit dhe ka kërkuar mbështetjen e tij në këto ditë të vështira për të, të cilën Haradinaj ia ka premtuar.

“S’guxon me ta lujt ma kush. Kush ta prish pak, e din ku jam. Hajde te unë menjëherë”, mësohet se i ka thnë Haradinaj deputetit nga Nisma për Kosovën.

Emri i deputetit Zeka përveç incidentit me deputetin e Vetëvendosjes Frashër Krasniqi, është apostofuar edhe në rastin e sulmit ndaj gazetari Vehbi Kajtazi.

Share.