Friday, September 21

Haradinaj: Nuk ngrena zhag, jam gjeneratë e Kadri Veselit dhe e koalicioneve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidati i përjetshëm për Kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar edhe një herë mbi gjeneratën ku ai graviton. Por tani, ai nuk ka bërë krahasimin me Adem Jasharin, por ka folur me gjuhë elektorale.

I njohur gjatë luftës si “Smajli” dhe pas luftës si “Kryeministër i 100 ditëshit”, Haradinaj kësaj rradhe ka thënë se bën pjesë në gjeneratën e një kundërshtari politik, që tashmë do ta ketë partner në koalicion. Pra, bëhet fjalë për Kryetarin e PDK’së, Kadri Veselin.

“Nuk ngrena zhag, jam gjeneratë e Kadri Veselit dhe e koalicioneve. Unë nuk jam si Visar Ymeri që mos me hy në koalicione. Unë jam tregu parimor kur ka qenë koha. Tash jam pragmatik”, ka deklaruar Ramush Haradinaj. /PamPress/

Share.