Tuesday, December 18

Haradinaj niset për ShBA: Dua ta takojë Elez Blakajn dhe t’i qërojmë hesapet

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokurori Elez Blakaj i cili ia doli që ta tematizoi mjaft shumë fryerjen e listave të veteranëve, ndonëse emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka nxitur mjaft reagime nga Kosova.

Sumë nga të apostrofuarit në aktakuzën e tij që mbajnë edhe funksione të larta shtetërore, janë shprehur mjaft të mllefosur me Blakajn. Përveç etiketimeve e fyerjeve, nga disa prej tyre u adresuan edhe kërcënime në adresë të tij.

Ishte vetë kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, i cili nuk hezitoi që prokurorin problematik ta quante edhe “pishpirik”.

Por, Haradinaj nuk u mjaftua më kaq. Së fundi ai ka shpalosur edhe një veprim tjetër që pritet ta ndërmarrë në lidhje me Blakajn. Kryeministri ka paralajmëruar që së shpejti do t’niset drejt ShBA’ve, siç ka thënë për t’i qëruar hesapet me prokurorin.

“Do t’shkojë në Amerikë. Dua ta takojë Elez Blakajn dhe t’i qërojmë hesapet”, ka thënë lideri i AAK’së.

Megjithatë, Haradinaj nuk ka dhënë detaje se çka saktësisht ka në mendje të veprojë.

 

Share.