Wednesday, May 23

Haradinaj ia mësyen në të zezën Amerikës pasi që iu refuzua viza

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lideri i AAK’së, njëherit Kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj, duket se i është dorëzuar presionit të gruas së tij, Anitës, që me çdo kusht ta vizitojë ShBA’në sa më parë.

Kjo e ka shtyer atë që rrugën përtej Atlantikut ta ndërmarrë ilegalisht, pasi që ditë më parë u konfirmua se atij i është refuzuar viza nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas burimeve tona të afërta me familjen Vllahiu, familje kjo e afërt me familjet Jahjaga dhe Haradinaj, Kryeministri pritet që disa orë pas mesnatës të niset në drejtim të Amerikës.

Të njëjtat burime pohojnë se ai fillimisht pritet të niset i vetëm në ShBA, e disa ditë pasi që të rehatohet, ta marrë edhe Anitën me fëmijët.

Por, korrespodentët tanë nuk kanë arritur të marrin vesh se përmes cilave rrugë dhe cilëve ndërmjetëues Haradinaj synon të mbërrije në vendin mik të Kosovës dhe aleatin më të fuqishëm të saj.

Share.