Wednesday, May 23

Haradinaj: Edhe me dimija e jelek dal n’marsh të LGBT’së, veç mos t’ma prekin postin e Kryeminstrit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i vendit do ta përkrah marshin e LGBT’së që pritet të mbahet gjatë këtyre ditëve. Ndonëse dikur Murat Mehën e kishte quajtur “peder” me idenë se me këtë term mund ta ofendosh dikë, duket se Ramush Haradinaj ka ndërruar mendje.

Por, nuk dihet se pse e ka bërë këtë. A ka ndryshuar bindje rreth kësaj homoseksualëve ai apo thjesht ai ka vendosur që për arsye strategjike të sillet ndryshe.

E hulumtimet tona tregojnë për këtë të dytën.

Gazetarja jonë për marshe të LGBT’së dhe marshe të tjera të shoqërisë civile ka siguruar një komunikim mes Ramush Haradinajt e Halil Matoshit, ku flitet për këtë çështje.

I pyetur nga Matoshi se si a do të marrë pjesë në këtë marsh, duke ia treguar njëkohësisht rëndësinë e pjesëmarrjes në sytë e ndërkombëtarëve, ai jep përgjigje pozitive, me një arsye të çuditshme.

“Edhe me dimija e jelek dal n’marsh të LGBT’së, veç mos t’ma prekin postin e Kryeminstrit”, është përgjigja e prerë e Haradinajt dhënë Halil Matoshit.

 

Share.