Monday, November 19

Haradinaj dekoron Ansamblin “Shota” me medaljen “Çakorri”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka dekoruar sot Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Shota” me medaljen “Çakorri”.

I pari i ekzekutivit pas takimit që kishte me disa nga anëtarët e këtij ansambli, ka vlerësuar kontributin e tyre në kultivimin e vlerave të mirëfillta artistike shqiptare. Ai ka shtuar më tej se “Shota” ngelet ansambël që ka përfaqësuar denjësisht kulturën shqiptare në shumë vende të botës.

Lideri i AAK-së ka theksuar se këngët dhe vallet e këtij ansambli kanë motivuar popullin shqiptar edhe për mbrojtjen e territorit, dhe mu për këtë ai iu ka dhuruar medaljen me emrin “Çakorri”.

“Vallja e Shotës është lujt në Çakorr, Bjelluhë e deri te Vorri i Nuses. Ata njerëz me këngë e valle kanë tregu se kjo tokë është e jona”, është shprehur Haradinaj.

Kryeministri në fund kishte edhe një kërkesë për përfaqësuesit e “Shotës”. Ai ka kërkuar nga ta që t’ia mbajnë një kurs vallëzimi zyrtarit të kabinetit të tij, Halil Matoshi.

Share.