Monday, December 18

Halil Matoshi “zhduket” nga Kafet e Rakisë, çfarë është duke i ndodhur?

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-analisti dhe ish-gazetari, i cili para zgjedhjeve të 11 qershorit iu bashkua AAK’së, ka kohë që nuk është parë tek destiniacioni i tij i preferuar, ku i çonte got pas gote rakiat, Kafet e Rakisë.

Matoshi i cili me miqtë e ty kalonte kohë të gjatë aty, kryesisht tek Taverna “Tirona” dhe “Baron”, është parë shpesh edhe duke e tepruar me alkoolin.

Por, prej formimit të qeverisë e deri më tani, korrespodentet tanë nga këto kafiteri thonë se ai nuk është dukur fare andej gjithë kësaj kohe.

Burime tona brenda qeverisë së Kosovës thonë se pas angazhimit të tij në zyrën e mdiave të Qeverisë, Haradinaj po e detyron Matoshin të shkruajë me dhjetëra kumtesa për media gjatë ditës, duke qenë i vetmi zyrtar brenda qeverisë i cili e ka drejtshkrimin në rregull, ndonëse e ngatërron standarden me gegërishten jo rrallë.

Për këtë, Haradinaj ia ka ndaluar edhe alkoolin Matoshit, nga frika që të nesërmen mund t’i dhemb koka ose të ia huq me ndonjë fjali.

Madje, burimet thonë se Kryeministri ia ka blerë një shishe raki Matoshit dhe se ia ka reduktuar pirjen në vetëm tre gota brenda dite.

Ndërkohë, thuhet se Matoshi është duke u ndjerë paksa i hidhëruar, pasi qeë atij po i bie non-stop të punojë në zyrë, kurse Haradinaj dhe zëdhënësi i Qeverisë, Arbër Vllahiu, dalin shpesh në “Tiffany” duke e injoruar Matoshin e duke mos e ftuar asnjëherë.

 

Share.