Tuesday, December 18

Gjellërat e ‘Sabrisë’ ju mbajnë në ‘top formë’

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

fasuljaUshqimi është një problem madhor në ditët e sotme kur marrim parasysh dinamikën e jetës së njëriut modern shqiptar, një njeri punëtor, që fokus kryesor tradicionalisht e ka pasur punën.

Shumë njerëz në pauzat e drekës (sidomos) futen në dilemma se si e ku të ushqehen mirë, lirë e shëndetshëm.

Një dilemë të tillë siç duket, e ka zgjidhur mjekja e mirënjohur Igballe Saliukaj, e cila ka propozuar si një vend ku vlen të ushqehemi gjelltoren e famshme ‘te Sabria’, e cila ndodhet skaj lokalit “Dit’ e Nat’”.

Mjekja Igballe ka listuar super-ushqimet e kësaj gjelltoreje, që ndihmojnë në forcim të metabolizmit dhe që shuajnë urinë për orë të tëra, si dhe ju mbajnë në ‘top formë’.

Disa nga ushqimet e kësaj liste janë:
• Gullash
• Pasul me mish
• Pasul pa mish
• Gjuveq
• Oriz me mish pule

Hmmmmmmmmm. Ju bëfshin mirë!

Share.