Wednesday, February 21

Frika nga Specialja: Thaçi e Veseli shfuqizojnë martesat me gratë, vendosin të flejnë bashkë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Meqë po dështojnë të shfuqizojnë Specialen në Kuvend, dyshja e PDK’së, Thaçi e Veseli kanë vendosur që të shfuqizojnë martesat me gratë e tyre, dhe ta bëjnë gjumin bashkë.

Mësohet që të dy po kanë makthe të tmerrshme gjatë natës, dhe gratë respektive, nuk po kanë zgjidhje për ta. Shfuqizimi i martesave do t’iu mundësonte që të flinin bashkë në shtratin martesor, dhe të bënin çka të donin për t’i zënë gjumi. Pse jo, edhe gjëra +18 duke qenë se kjo do të ishte plotësisht në përputhje me ligjin.

Thuhet që Thaçi e Veseli kanë kërkuar dhomë burgu të përbashkët dhe shtrat dopio nga Gjykata Speciale. Por, kjo gjykatë duke mos e kuptuar aq mirë kërkesën, edhe shkaku i anglishtes së çalë të tyre, e ka lëshuar vetëm një përgjigjje të shkurtë të cilën e kuptojnë të dy: Take it easy!

Share.