Monday, October 16

Frashër Krasniqi merr metër në Kuvend për të matur distancën 5 metërshe me Milaim Zekën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata Themelore në seancen gjyqësore nuk ka pranuar kërkesën e Prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit per deputetin e Lëvizjes Vetevëndosje!, Frashër Krasniqi. Atij dje i është caktuar masa e ndalimit të ofrimit fizik tek deputeti Milaim Zeka në Kuvend në distancë prej 5 metrash dhe jashtë Kuvendit në distancë prej 100 metash.

E duket se zoti Krasniqi ka vendosur që në përpikmëri ta zbatojë vendimin. Në seancën e sotme parlamentare, ku po marrin pjesë dy deputetët që u përleshen fizikisht gjatë emisionit në Klan Kosova, Frashër Krasniqi ka marrë një metër me vete për të matur distancën me Milaim Zekën.

Deri më tani, ai nuk është afruar asnjëherë me deputetin Zeka as në distancë 10 metra, por gjatë seancës disa herë kanë shkëmbyer shikime të zjarrta e janë sharë me vibrim.

 

Share.