Monday, November 19

Flet edhe Thaçi: Xhenazja e Rugovës nuk u la, vetëm u korigjua

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Edhe presidenti aktual i Republikës së Kosovës është inkuadruar në debatin se kush ia lau “xhenazen” ish-presidentit Rugova. Madje, Thaçi ka deklaruar se trupi i pajetë i Rugovës nuk është larë fare para se të përcillej në banesën e fundit.

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i PDK-së, i cili njihej si kundërshar i fuqishëm i zotit Rugova, thotë se ka qenë mjaft vigjilent në ditën e 21 janarit të 2006, kur presidenti Rugova kishte lëshuar frymën e fundit.

“Unë e di saktë çfarë ndodhi atë ditë. Kam qenë syhapur gjithë ditën. Kam qenë në koordinim të plotë me gjithë hoxhallarët dhe priftrinjtë. Kam marrë sqarimet e tyre direkte. Nga to, mund të iu them se xhenazja e Rugovës nuk është larë nga askush, por vetëm është korigjuar”, ka thënë Hashim Thaçi.

Së fundi, presidenti vendit ka bërë bujë me idenë e korigjimit të kufijve. Madje, ai ka thënë se një ide të tillë e kshte edhe vetë ish-presidenti Rugova.

Share.