Tuesday, December 18

Flaka Surroit i lagen këmbët në shesh, shteti nuk e paralajmëroi që do të bie borë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gardianja e sheshit të Prishtinës, Flaka Surroi, e ka pësuar nga përgjegjësia e borës së parë që ka mbuluar Prishtinën.

Institucionet përkatëse nuk e kanë paralajmëruar Flakën se sot do të bie borë, kështu që ajo ka dalë që të sodisë e papërgatitur në sheshin mbretëror.

Posa ka dalur, ka filluar të bie bora, dhe i janë lagur këmbët sepse çizmet që kishte veshur ia lëshuan ujin. Kjo gjë ka irrituar atë.

“Pashë Zotin ku po jetojmë? Më as në shesh nuk mund të dalësh që të shëtisësh e qetë dhe e papenguar. Sapo dola në shesh dhe ndjeva një ftohtësi që vintë nga këmbët! Më ishin lagur këmbët nga bora që kishte rënë e për të cilën unë nuk u paralajmërova nga institucionet përgjegjëse. Shtet i kapur i kriminelëve. Këtë rast nesër e trajtoj më gjerësisht në  zgafellën e radhës. Shtet hajgare…”, ka shkruar ajo.

“Kur narthin këmbët, nerth krejt trupi”, thoshte një filozof i moçëm shqiptar. Ky është rasti me Flakën sot.

Pampress e përkrah Flaka Surroin në të drejtën e saj që të kërkojë përgjegjësinë institucionale për zhvillimet e papritura në shesh. Duhet dhënë përgjegjësi, duhet dhënë dorëheqje dikush.

Share.