Tuesday, September 18

Fillon Panairi i Librit në Prishtinë, interesim i madh për me “nxanë najsen”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka filluar Panairi jubilar i Librit, i 20’ti me radhë, në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinë. Gjatë këtij panairi që do të mbahet nga 5-10 qershor në Pallatin e Rinisë, qysh në ditën e parë është vërejtur interesim i madh.

Grupe të mëdha njerëzish janë parë teksa kanë hyrë dhe kanë dalë nga ambientet e Pallatit të Rinisë, shumica e të cilëve pa asnjë libër në dorë.  Por, përkundër kësaj, ky frekuentim i madh gjatë këtij panairi ndonëse jo ineresim për librin, shënon megjithatë interesim të këtyre vizitorëve për diçka tjetër.

Në mesin e grupeve që kanë hyrë e kanë dalë në këtë panair është vërejtur komunikim interesant/

“O bir, a kish najsen me nxanë?”, pyeste një djalosh qysh në shkallë të Pallatit të Rinisë shokun e tij, i cili po zbriste po këtyre shkallëve i dëshpëruar për rezultatin gjatë vizitës në këtë panair.

“Jo bir, dobët ish. Krejt do që po lexojshin”, ia ktheu djaloshi që po braktiste panairin.

PamPress ka intervistuar pjesëmarrës të shumtë gjatë këtij panairi, shumica prej të cilëve janë shprehur të pakënqur për ditën e parë të këtij eventi, duke thënë se më shumë kishte libra në panair sesa “najsen me nxanë”.

Në do të vizitojmë edhe nesër këtë panair, për të përcjellur ecurinë e tij.

 

Share.