Saturday, October 20
FUN

Ekskluzive: Zbulohet emotikoni më i dashur i Kadri Veselit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

images (1)Gazetarja jonë për çështje të Facebook-ut, Twitter-it, Google +, LinkedIn-it dhe Hi 5, ka analizuar përdorimin e emotikonave nga deputetët e Parlamentit të Kosovës dhe ka dalë me përfundime mjaft interesante.

Shumica dërmuese e deputetëve përdorin fytyrat e lumtura, një pjesë e konsiderueshmë fytyrat e pikëlluara, ka nga deputetët që përdorin emotikonat romantike dhe ato të dhunshmë, e një pjesë e tyre parapëlqejnë edhe ato alkoolike.

Gazetarja jonë nuk ka pranuar të publikojë gjetjet e saja, duke thënë se këto gjetje i ka bërë ajo, por pas insistimit të kryeredaktorit tonë, ajo pranoi të tregojë se cili është emotikoni i preferuar i të parit të Parlamentit të Kosovës.

Mbase tingëllon e çuditshme dhe e pabesueshme, por kryetari i Parlamentit Kadri Veseli, përdorë dhe parapëlqen më së shumti emotikonin i cili njihet si ‘flirt’. Studimi i gazetarës sonë tregon se Veseli përdorë këtë emotikon në gjitha rastet kur zihet ngushtë, pavarësisht kohës e hapësirës.

E në mbrojtje të këtij studimi të thukët ka dalë edhe gazetari Ridvan Berisha, i cili ka thënë që zotëron fakte të mjaftueshme që vertetojnë që studimi në fjalë është plotësisht shkencor dhe i saktë.

Share.