Nga burime të sigurta, Portali PamPress kupton se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ia ka vjedhur ftesën Ramush Haradinajt për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit amerikan, Donald Trump.

Thaçi e ka shfrytëzuar arrestimin e kryetarit të AAK-së, Haradinaj, nga autoritetet franceze për të marrë pjesë në këtë ceremoni me ftesë të vjedhur, derisa deklarimet e tij nga SHBA-ja se ftesa të tilla kushtojnë vetëm 500 dollarë amerikanë, janë vetëm sa për të arsyetuar vjedhjen e ftesës së Haradinajt – dhe në rast të arrestimit për vjedhje të thotë se e ka blerë në SHBA.

“Thaçi u ndje shumë xheloz kur kuptoi se Trumpi e ftoi Haradinajn në ceremoninë e inaugurimit por jo atë, edhe pse është president. Prandaj, ai u gëzua kur u arrestua Haradinaj dhe porositi vjedhjen e ftesës”, thotë ky burim.

Ndërkohë, PamPress kupton se Haradinaj është duke e kërkuar ftesën qe sa ditë. Siç mësohet, këtë ftesë Haradinaj po e mbante në xhepin e përparmë dhe një mëngjes nuk e gjeti fare. Haradinaj është duke u konsultuar me avokatin e tij për ta paraqitur në polici rastin si vjedhje, derisa citohet të ketë thënë se “do t’ia shkulë veshët hajnit posa ta kap”. /PamPress/

  • Toni Mont

    Marre osht mei ni bota kto gjana ja vjedhi presidenti kosoves ramushit ftesen shum te ult do dalim para botes me ksi gazetar mir ka then edi rama skish gazetar kosova po qoban dhish.