Saturday, October 20

Ekskluzive: Milaim Zeka u arrestua për overdozë të budallallëkut

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me urdhër për arrestim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, deputeti nga Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka përfunduar në pranga në orët e para të mëngjesit.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore.

Arsyet e arrestimit konsideroheshin të paqarta, por shpejt u mor vesh se arsyeja e arrestimit të deputetit Zeka është sasia e tepruar e budallallëkut që posedon ky i fundit.

Në aktakuzën e ngritur ndaj tij, përshkruhet se si deputeti Zeka në vazhdimësi gjatë jetës së tij ka pasur overdozë të budallallëkut. Më tej nënvizohet se i njëjti nuk ka hezituar ta shfaq budallallëkun kudo që ka qëlluar.

 

 

 

Share.