Wednesday, February 20

Ekskluzive: Liberta Spahiu kandidate për kryetare të Prishtinës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prezantuesja seksi e Klan Kosovës, Liberta Spahiu, aktualisht ndodhet në Turqi për pushime, por në komunikim të rregullt me kryeredaktorin tonë, me vëmendje është duke përcjellur zhvillimet politike në vend.

Ajo është duke e shijuar ujin e deteve të Turqisë, pasi që në Kosovë është larë vazhdimisht vetëm në studiot e Klan Kosovës para çdo emisioni, sikurse gjithë moderatorët e këtij mediumi, për të respektuar rregullin e vendosur nga drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu, rregull të cilin nganjëherë nuk e respekton vetëm Kushtrim Sadiku,

Nga atje, ajo në njërën anë është duke “freskuar” rrjetet sociale me poza të ndryshme provokative, por në anën tjetër ka vendosur ta “kallë” opinionin me vendimin e saj të ri. Prezantuesja e emisionit PRIVE ka marrë vendim që t’i hyjë garës për kryetare të Prishtinës, në të cilën garë pretendon të jetë favorite e padiskutueshme.

Libi e ka bërë publik lajmin duke publikuar një foto në rrjetet sociale, me një këmishë të bardhë e paksa të hapur, duke shkruar mbi të “Kur vjen Liberta, çfarëdo lloj shpendi ik nga Prishtina”.

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nuk ka pranuar ta komentojë kandidaturën e Liberta Spahiut.

Nuk dihet nëse Liberta do të kandidojë si e pavarur, apo do ta regjistrojë emisionin e saj si parti politke në KQZ, dhe të kandidojë nën siglën e PRIVE.

 

 

 

Share.