Saturday, October 20

Ekskluzive: Hapet Kutia e Pandorës, rrezikohet edhe aktivizimi i Efektit Domino

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Para pak momentesh është hapur më në fund e ashtuquajtura Kuti e Pandorës.

Kutia e zezë dhe e frikshme e Pandorës është hapur krejt rastësisht, përderisa presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po e transportonte në zyrën ovale në Presidencë.

Ka me muaj të tërë që analistët vendorë porosisin që të shtohet kujdesi për të mos e hapur këtë kuti, e cila mund ta shkatërroj shtetin tonë të ri dhe po ashtu ta aktivizojë “Efektin Domino”, po ashtu i njohur si fenomen që rrezikon jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin.

Thaçi, i cili është shokuar pas hapjes së kutisë, ka thënë për mediat se e gjitha ndodhi rastësisht, pa dashjen e tij.

“Pasi që u ktheva nga takimi me Vuçiqin dhe e mora kutinë nga magazina për ta vendosur në një vend më të sigurtë, rastësisht më rrëshqiti nga duart, më ra në tokë, dhe e frikshmja Kuti e Pandorës m’u hap para syve e fytyrës. Ajo që pashë aty më shokoi, kutia paralajmëron marrëveshje të dhimbshme me Serbinë”, th Presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi nuk dha detaje se çfarë doli nga kutia famëkeqe, por la të nënkuptohet se forca mistike e mbinatyrore janë çliruar nga aty. Mësohet se këto forca djallëzore janë aleat i Serbisë dhe pritet që ta nisin një ofensivë të re kundër shtetësisë së Kosovës.

Share.