Friday, September 21

Edhe qeni i Sharrit në listë të veteranëve, kishte dashur ta shqyente një serb në luftë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tashmë edhe zyrtarisht është  edhe bërë e ditur se mbi 19 veteranë numërohen jashtligjshëm në listat e veteranëve, me qëllim për të fituar benificione dhe privilegje të ndryshme. Një gjë të tillë përveç kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, e kanë pranuar edhe anëtarë të komisioneve që janë marrë me përpilimin e këtyre listave.

Në këto lista që u gjetën edhe emra fëmijësh që mund edhe të mos kenë qenë të lindur në kohën e luftës, del të këtë gjëra edhe më të çuditshme.

Një hulumtim i korrespodentit tonë për luftëra në Ballkan, ka gjetur që në listën e veteranëve është i listuar edhe një qenë  nga lloji i qenëve të Sharrit, për të cilin thuhet se ka qenë pjesëmarrë në luftën e fundit. Në arsyetimin për futjen e tij në listë, tregohet se ky qen që në luftë mbante emrin “Komandant Xhezi”, kishte tentuar ta shqyente për së gjalli një serb me emrin Lubomir, ndonëse një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.

Ky qen sipas rrëfimit kishte qenë stoik në kohën e luftës duke qëndruar në ballë të betejave dhe duke lëvizur nën tytat e armikut serbomadh, e madje një herë edhe ishte lënduar nga një plumb i armikut, por për fat të mirë kishte shpëtuar.

Qeni “Xhezi” sipas të njëjtit rrëfim shquhet edhe për kontribut në kohën e pasluftës, pasi që në ditën e shpalljes së pavarësisë mësohet se i njëjti ishte në gjendje gatishmërie në rast të çdo provokimi të këtij eventi festiv për popullin kosovar.

Ende nuk ndihet nëse Xhezi llogaritet në mesin e 19 mijë veteranëve të kundërligjshëm.

Share.