Saturday, October 20

Edhe prokurori Elez Blakaj e gjen emrin e tij tek lista e veteranëve mashtrues

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish prokurori i Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj, i cili javë më parë dha dorëheqje me arsyetimin se u pengua të hetonte dallaverat me listat e veteranëve, ka reaguar në lidhje me publikimin e disa listave që pasqyrojne pjesëmarrësit e kundërligjshëm si veteranë të UÇK-së.

Përmes llogarisë së facebook, Blakaj, i cili është vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga përtej Atlantikut ka thënë se ka rreth 2 mijë emra të tjerë të cilët iu janë shtuar atyre listave ndërsa sipas tij nuk janë selektuar nga ai,

Madje, ish-prokurori që pas dorëheqjes u sulmua mjaft shumë edhde nga liderët shtetërorë, ka deklaruar se në listën e publikuar të veteranëve mashtrues ka gjetur edhe emrin e tij, si pjesëtar i Zonës Operative të Dukagjinit me nofkën “Pishpiriku”.

Blakaj kja shkruar:

’Përgjigje për publikun për aktakuzën e veteranëve

Ajo çka po shoh tash nga informacionet e publikuara në media, që i referohen aktakuzës së veteranëve, duke i publikuar edhe emrat dhe të dhënat personale është se janë rreth 2.000 persona, të cilët del se janë shtuar në listën e emrave që janë që janë seleksionuar si përfitues të statusit të veteranit luftëtar në kundërshtim me kriteret e ligjit për veteranët.

Këtë sqarim po e bëj për të informuar publikun se së pari aktakuza paska pësuar ndryshime nga ajo që e kam përpiluar unë, sepse janë rreth 2.000 persona më shumë, për të cilët nuk kam as informacion se si janë selektuar dhe sesi janë përfshirë në aktakuzë.

Unë e gjeta në këto lista edhe emrin tim, si ushtar i Zonës Operative të Dukagjinit, me nofkën “Pishpiriku”. Unë as nuk kam qenë në luftë e as nuk kam aplikuar për veteran të asnjë ushtrie. Si ka përfunduar emri im aty, veç një Zot e di.”

Share.