Saturday, September 22

Edhe një brigadë fantome në listat e veteranëve – “serb t’mirë e serbe t’keqe s’ka”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Parregullsitë me lista të veteranëve dalin të jenë të shumta. Javën e kaluar u zbula se brigada fantome “Hasan Prishtina” ishte një shpike për rehabilitimin e mijëra veteranëve në lista vetëm për t’iu siguruar benificione.

Por, për fat të keq, del që kjo të mos jetë e vetmja brigadë fantome.

Zhbiruesit nga PamPress kanë identifikuar edhe brigadën tjetër fantome “serb t’mirë e serbe t’keqe s’ka”, e cila sipas komisioneve përkatëse e kishte veprimtarinë në gjithë hapësirën e Kosovës.

Megjithatë, emri i kësaj brigade nuk është i panjohur për popullin shqiptar. Këtë shprehje e gjejmë si mjaft të përdorur në mesin e shumicës së burrave shqiptarë, që e kanë gojën plot urrejtje për burrat serbë, por kanë një simpati të jashtëzakonshme për gratë serbe.

Kjo brigadë ndryshe, ndonëse fantome, numron më së shumti anëtarë.

Share.