Wednesday, January 23

Edhe Labi i komenton Mogherinit: Unë nuk t’pshurri n’BE e as n’viza

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një postim i ndërmjetësueses së BE’së, Frederica Mogherini. ku ka kritikuar prapë taksën 100% të vendosur nga Kosova për produktet e Serbisë, i ka kushtuar me mijëra komente kundër saj.

Në postimin ku përmendet humaniteti e drejtësia, ajo është ‘bombarduar’ me mijëra komente nga qytetarët e Kosovës, që këto gjëra i kanë kërkuar nga Mogherini dhe BE’ja edhe për ta.

Në mesin e komentuesve është parë të ketë marrë pjesë edhe një deputet. Ai është Labinot Tahiri nga AKR, i cili nuk ka kursyer fjalët e tij të ashpra ndaj zyrtarës së BE’së, gjuhë kjo me të cilin këngëtaro-deputeti i ishte drejtuar edhe Baton Haxhiut, drejtorit të Klan Kosovës.

“Frederica, mu s’ma nin kush je ti moj bjondinë. Ti je trullavicë si krejt bjondinat. Unë nuk t’pshurri as n’BE e as n’viza. Nuk e heqim taksën kurrë”, ka qenë komenti nga Tahiri tek Mogherini.

Nuk dihet nëse ajo e ka kuptuar komentin, pasi që deputeti nga Ferizaji ka shkruar në shqip. 

Share.