Sunday, June 24

Dreshaj i ofron Rugovës argëtim në Go Go Dance një javë pa pagesë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pasi ka fituar garën për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj i AAK’së nuk është sjellur aspak me arroganë ndaj kundërkandidatit humbës, Haki Rugovës të LDK’së.

Madje, ndonëse ky i fundit ende nuk e ka uruar për fitoren, është Dreshaj ai i cili ka një ofertë për kryetarin e derisontshëm të Istogut, Haki Rugovën.

Biznesmeni Dreshaj, i cili strpitizat e tij në Hamburg i quan institute që promovojnë kulturë amerikane dhe art të këtij vendi, i ka ofruar Haki Rugovës një javë argëtim pa pagesë në këto “institute”, me vallëzim Go Go Dance.

Por, kësaj oferte të favorshme, nuk i ka dhënë ende përgjigje Nënkryetari i LDK’së, Haki Rugova.

 

Share.