Wednesday, May 23

Dr. Hyrë Thaçi: Kollaj me gra të reja, hajdeni me m’rreh mu nëse ua mbanë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndaj rrahjes së djeshme të Vitore Stavilecit, ka reaguar sot në oret e paradites Dr. Hyrë Thaçi, apo siç njihet ndryshe, nëna e presidentit Hashim Thaçi.

Ajo është shprehur e indinjuar me rastin, të cilin e ka quajtur akt të qyqarëve, i cili sipas saj, nuk përputhet me asnjë traditë pellazgo-ilire-shqiptare.

Dr. Hyra e ka dënuar ashpër rastin, dhe ka sfiduar kryerësit e veprës që të mos merren me gra të reja, por i ka ftuar vetë në dyluftim.

“E shokuar nga çorapet e leshta në këmbë e deri tek shamia e bardhë në kokë. O qyqarë, kollaj është me rreh gra të reja. Hajdeni e u rreh me mu nëse ua mbanë. Hajdeni se iu pres. Shtëpinë ma dini. Ama s’do të iu pres me kafe dhe do të ikni si qyqarë, me bisht nën shalë”, ka thënë Dr. Hyra.

Megjithatë, ajo ka shprehur edhe habi në lidhje me rastin.

“Duht ta ceki se pak jam e çuditur se si këto gratë e reja që gjithë ditën rrinë në fitness, janë kaq të dobëta saqë dikush i rreh pa problem midis rruge. Unë nuk po them që jam shumë e fortë, por këto dy duar i kam ushtru mirë t’u i mjelë bullicat e të dy duart janë për një kry. Nuk e kisha lanë kanë me m’u afru për s’gjalli”, është shprehur Dr. Hyrë Thaçi.

Nëna e Presidentit njihet për deklarata të fuqishme edhe në të kaluarën.

Share.