Tuesday, December 18

“Dardanët” nga stadiumi: S’duam gol, duam INTERPOL

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Teksa po luhet ndeshja e fundit e Kosovës në grupin e tretë të Ligës D në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Azerbajxhanit, tifozët e saj kanë bërë një koreografi interesante.

“Dardamët” nuk i kanë shmangur zhvillimet politike të ditës, kur Kosova nuk ia doli të bëhet pjesë e Interpolit, duke dështuar për herë të dytë.

Përkrahësit e përfaqësueses së Kosovës përveç këngës “Jo nuk ndahet Mitrovica”, kanë brohuritur edhe një parullë interesante.

“S’duam gol, duam INTERPOL”, ka qenë thirrja e tyre.

Kosova nuk mori votat e mjaftueshme sot për t’u bërë pjesë e INTEPOLIT, kurse përfaqësuesja e saj ka mbyllur pjesën e parë me rezultat minimal ndaj Azerbajxhanit. Me këtë fitore, Kosova përfundon e para në grup duke kaluar në fazën elitare nga ku e ndajnë dy ndeshje deri në kualifikimin në Evropian.

Share.