Monday, November 19

Dardan Gashi lutet të mos e thërrasin në ministri “sekser”, ata e quajnë shkurt “seksi”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në mbarë vendin ai njihet si një nga seksetër me të zotë. Përmes shkathësive të tij, me një Listë fiktive e inekzistente siç është Lista Ibrahim Rugova, Dardan Gashi pa asnjë vot arriti ta rrëmbejë postin e zëvëndëskryeministrit dhe atë të Ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Por, Dardan Gashi, i cili ishte pjesë e shumicë së partive politike në vend, e më herët ishte Ministër i Planifikimit Hapësinor nga rradhët e AKR’së, nuk ka planifikuar se për kohë të gjatë, nëse jo përjetësisht, mund t’i mbetet emri sekser.

Por, Gashit nuk po i pëlqen një emër i tillë, ndonëse shumë i merituar. Ai ka apeluar në vazhdimësi që të paktën ta thërrasin ndërmjetësues, sado që edhe fjala e fundit është sinonim me fjalën “sekser”.

Megjithatë, në ministrinë ku ai është drejtues, pjesërisht po respektohet kërkesa e ministrit Gashi. Aty kanë filluar të mos e thërrasin “sekser”, por po e thërrasin shkurt “seksi”.

E nofkën e re, që për Redaksinë tonë e kanë konfirmuar burime zyrtare nga ministria, Gashi duket se po e kapërdin shumë me lehtë. Sidoqoftë, mbetet të shihet se a do i mbetet kjo deri në fund apo jo.

Share.