Saturday, September 22

Dalin fjalët e PamPress’it, Express është portal i kapur nga Veseli, Haradinaj e Limaj

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

I ashtuquajturi “portal” Express, për të cilin me kohë kemi raportuar se është në pronësi të Kadri Veselit, dy ditë para zgjedhjeve e ka konfirmuar këtë gjë. Ky “portal”, i cili menagjohet nga admini Berat Buzhala, sot ka mbështetur publikisht kandidaturën e Haradinajt si kryeministër.

Admini i këtij blogu të Kadri Veselit që për kohë të gjatë shtiret si media e pavarur, në vazhdimësi ka sajuar shpifje në adresën tonë, duke na lidhur me subjektin politik, Vetëvenddosje!.

Megjithatë, e vërteta duket se i ka këmbët më të shkurtëra se rrena, dhe ajo doli më herët se ç’mendohej. Derisa “portali” i menagjuar nga admini Berat Buzhala po e përkrah Haradinajn si kryeministër, ne kemi qëndrim neutral karshi datës së 11 qershorit dhe zgjedhjeve që mbahen atë ditë, duke vepruar sipas urimit iliro-pellazg, pra duke uruar që të fitojë më i miri.

“Ju bëjmë thirrje gjithëve që të dalin në zgjedhje me 11 qershor, edhe të votojnë për atë që ua do ZEMRA, domethënë. Edhe asnjë le t’mos mbetet pa dalë në zgjedhje. Sepse janë zgjedhje të rëndësishme të shtetit tonë të pavarur, edhe tash le t’fitojë ai që e meriton, që e meriton më të vërtetë, që do të na çojë përpara, drejt Evropës”, është urimi i vetëm i Redaksisë sonë.

Ne ndjejmë keqardhje të thellë për qymez-portalin Express, i cili është kapur nga njerëzit e politikës, por na vjen edhe mirë për demaskimin e tyre, gjë që është në shërbim të lexuesit i cili herë-herë bëhet konfuz. Tashmë është ndarë shapi nga shqeri dhe ndihemi mirë që vazhdojmë të jemi i vetmi portal i pavarur e i pakorruptuar në Kosovë, Ballkan e Evropë.

 

Share.
  • Besa Bese

    berat buzhala, arbana xharra e kshtu me radh..jan e zeza e kosoves
    jan gazetarucat qe i kan sjell kosoves vetem shpifje..jan per tu gjykuar nga nji judikativ i ardheshem i kosoves qe po shihet se eshte duke ardhur