Dje kam përcjellur me vemendje rastin e një përleshje që ndodhi para Swiss Diamondit mes dy grupeve reperësh, Babastas dhe OTR.

Pas këtj konflikti, unë dhe Aleanca shprehëm shqetësimin tonë që midis shesheve të Prishtinës shfaqen këso skena, ku rinia jonë, artistët tanë, shtinë me armë në drejtim të njëri-tjetrit. Kjo nuk i bën nder shtetndërtimit, demokracisë dhe vlerave evropiane. Kjo na kthen në një gjendje të rëndë që brezat pas nesh nuk e meritojnë.

Unë nuk i kam dëgjuar kurrë as Cozmanin, e as Noizyn. Personalisht i dua këngët me çiftelia e me sharkia. Por kam informacion konkret që në problemin mes këtyre dy meshkujve ka luajtur rol edhe ajo Tuna a si quhet, që i mshojke ‘zogut’ me dorë.

Bazuar në trashëgiminë popullore, në fjalët e urta të popullit tonë, ky rast mundet me u përmbledh në thënien “Cozmani e Noizy rrihen, Tuna me ‘zogun’ e saj krihet”.

Mosni djema! Femra e ka shti dreqin në gastare, e mos lejoni me ra në nivelin e dreqit. Kur unë isha i ri, ka ndodhur që shumëf femra të nga gënjejnë nga një herë, por s’kemi leju që një femër të na gënjejë njëqind herë.

Kemi nevojë që armët t’mos i përdorim ndaj njëri tjetrit, por t’i ruajmë për armikun kur të vjen koha. Vëllazëri, është koha që të mos e ulim burrërinë duke u lëshuar në këso fërka që nuk i bëjnë nder kërkujt.