Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/pampress/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/pampress/wp-content/plugins/wp-super-cache/wp-cache-phase2.php on line 1164
Çiftit nga Muzeqina e Shtimes iu lind vajza, e quajnë Asambleiste - Pampress
Sunday, July 22

Çiftit nga Muzeqina e Shtimes iu lind vajza, e quajnë Asambleiste

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fshati Muzeqinë i Shtimes nga sot do ta ketë një banorë më shumë. Këtij vendi i është shtuar banorja më e re, një e sapoardhur në jetë, me emrin e veçantë, Asambleiste.

Kjo vajzë është anëtarja më e re e një familjeje nga ky fshat, të cilët për momentin deshën të mbesin anonim.

Prindërit B.B. dhe L.B., gjatë intervistës sonë shprehën gëzimin e madh për ardhjen në jetë të vajzës së tyre. Ata dhanë edhe arsyetimin e pagëzimit të vajzës me këtë emër.

“Fati e deshi që çika me na lindë në këto zgjedhje. Muajve të fundit, shumë njerëz na e kanë lypë votën për asamble. Masnej t’u e ni çdo ditë këtë fjalë, burri vendosi me ia lanë emrin Asambleiste. Po shpresojmë që kur t’i mbushë vjet, ishalla edhe bahet asambleiste”, ka thënë e ëma e vajzës.

Prindërit e vajzës treguan se sot e kanë regjistruar vajzën në komunë. Ata thanë se kanë bërë edhe një lutje para sallës ku mbahen mbledhjet e Kuvendit Komunal të Shtines, që pas 18 viteve vajza e tyre të kthehet aty.

E, kjo gjë mbetet të shihet në vitin 2035, nëse atë vit do të ketë zgjedhje lokale, pasi që zgjedhjet e rregullta lokale do të duhej të mbaheshin në vitin 2037.

Share.