Monday, October 16

Çelaj: Si kryetar do t’i sjellë dy shokët e mi – gjermanët e trashë, si investitorë në Prishtinë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidati i PDK’së për Prishtinën, Lirak Çelaj, duket se ka një plan konkret për prurjen e investitorëve të huaj në kryeqytet, nëse veç do të bëher kryetar.

Ai, duke besuar se me 22 Tetor do ta fitojë garën për Prishtinën, ka premtuar se në Prishtinë do t’i sjellë si investitorë të huaj dy miqtë e tij të ngushtë gjermanë, Hansin e Brigelin, të cilët bashkë me Lirakun njiheshin si “tre gjermanët e trashë:.

Çelaj është shprehur i bindur se ata do të sjellin investime të mëdha në kryeqytet, dhe se ky do të jetë hap shumë i rëndësishëm në forcimin e miqësisë gjermano-shqiptare.

Çelaj është njëri nga 6 kandidatët që synon që të ia marrë Shpend Ahmetit drejtimin e Prishtinës.

 

Share.