Tuesday, November 20

Buzhala me peticion drejtuar Ambasadës Amerikane që Haradinajt t’i jepet viza

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Administratori i sajtit Express ditë më parë ka nisur një peticion onlin që kërkonte ratifikimin e demarkacionin dhe të mos shfuqizohet Gjykata Speciale.

Duket, se djaloshi i njohur si Komandant Çabiqi është entuziazmuar shumë pasi që iniciativa e tij brenda pak kohe u gjet si lajm në gjitha portalet, dhe më pas mori mijëra nënshkrime për një kohë të shkurtër.

Kjo gjë ka shtyer atë që të nis me shpejtësi drite edhe një peticion të ri. Kësaj radhe, Buzhala i është drejtuar Ambasadës Amerikane, me kërkesën e vetme që t’i jepet viza Kryeministrit Ramush Haradinaj për të vizituar ShBA’të, e cila iu refuzua ditë më parë.

Kujtojmë se në prag të zgjedhjeve të fundit nacionale, Buzhala ka përkrahur haptas për Kryeministër liderin e AAK’së, Ramush Haradinajn.

 

Share.