Sunday, July 23

Buzhala dhe stafi i uebsajtit Express bartin borë me kolica nga Drenasi në Prishtinë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pastrimi i rrugëve të Prishtinës pas të reshurave të borës ka sjell tension për drejtusin e uebsajtit të Kadri Veselit, Berat Buzhala.

Nga burime të veta të sigurta, portali PamPress merr vesh se Buzhala është duke bartur borë me kolicë nga komuna tjera drejt Prishtinës, që më pas të shkruaj në uebsajtin e pronarit të tij kundër Komunës së Prishtinës.

Por, situata është komplikuar për poteraxhinë e njohur. Komuna ka angazhuar aq shumë kapacitete sa Buzhala së bashku me stafin e tij, pra dikund rreth 54 kolica, nuk po mundin të sjellin borë aq sa po heqin mjetet e kompanive që po pastrojnë rrugët e Prishtinës.

“E pashë Buzhalën me kolicë, së bashku me 50 veta të tjerë, po ashtu me kolica, duke shkarkuar borë në rrugën Luan Haradinaj. Me gjasë e marrshin nga Komuna e Drenasit, sepse atje s’kishte mbetë pikë bore. Punimet i inspektonte nënkryetari dhe këshilltari i Veselit, Uran Ismaili dhe anëtari tjetër i PDK-së, Lirak Çelaj”, thotë ky burim.

Portali PamPress nuk ka mundur të sigurojë informacione nëse në këtë mision ka qenë i përfshirë edhe Leonard Kërquki, mirëpo ia lejojmë vetes të aludojmë se ai ka qëndruar në zyrat e uebsajtit për t’u përkujdesur për klikimet. Kuptohet, klikimet janë më të rëndësishme, sidomos kur synim është rrëzimi i Google-it edhe në nivel botëror, sepse në Ballkan e ka patur puna i tij. /PamPress/

Share.