Wednesday, February 20

Burdushi nga burgu: Tash koha të bëhem ministër, jam mashtrues dhe me aktakuzë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Burdushi ka nisur letër nga burgu. Përmes saj ai ka hedhur në dritë pretendimet e tij për të ardhmen.

Pas ngritjes së aktakuzës për mashtrim dhe arrestimit të tij, ai ka thënë se tashmë është i denjë për të fituar një pozitë në ekzekutivin kosovar.

Në letrën e tij ai ka numëruar ministrat me aktakuzë në qeverinë e Kosovës, duke parashtruar kërkesë tek kryeministri i Kosovës për ta rreshtuar përkrah tyre.

“Unë nga sot jam me aktakuzë. Jam mashtrues me letra. Ndodhem në burg. Pra, i plotësoj gjitha kriteret që lypsen për një ministër”, shkruan Burdushi nga burgu.

Ai ka thënë po ashtu që nëse Ramush Haradinaj ia do të mirën vendit, duhet ta emërojë sa më parë Ministër për Zhbllokim të Ngërçeve Institucionale.

Ky i fundit ende nuk i është përgjigjur kërkesës, e madje as nuk ka reaguar fare për arrestimin e Burdushit.

Ndryshe qeveria e drejtuar nga zoti Haradinaj numëron një varg ministrash me aktakuzë. Me CV të ngjashme gjejmë edhe shumë deputetë nga mazhoranca.

Share.