Tuesday, December 18

Burdushi nga burgu: Po punoj që sonte Kosova ta mposhtë Maltën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Burdushi është lajmëruar prapë nga burgu. Kësaj radhe jo me ndonjë kërkesë si herën e parë, por duke foliur në lidhje me ndeshjen e sontme mes Maltës e Kosovës në kaudër të Ligës së Kombeve.

I arrestuari dje me akuza për mashtrim ka komentuar këtë ndeshje duke dhënë prognozën e tij që Kosova do të triumfojë sonte në Maltë. E për këtë ai ka thënë se do të ndodhë falë punës së tij që po bënë në burg që Kosova ta ruajë pozitën e parë në nëngrupin 3 të grupit C, kur Kosovës i kanë mbetur edhe dy ndeshje në grup.

Ai ka shtuar se është duke përgatitur magjinë e tij përmes dy topave të futbollit, tre lëmshave dhe një metre rrjet. Kjo kombinatorikë sipas tij pritet të ia sjellë sonte Kosovës një fitore bindëse.

Kur janë zhvilluar 4 ndeshje, Kosova listohet si e para në grupin ku gjendet bashkë me Azerbajxhanin, Maltën dhe Ishujt Faroe. Ajo ka grumbulluar tetë pikë përmes dy fitoreve dhe barazimeve dhe ka pas Azerbejxhanin me vetëm 6. Në ndeshjet e mbetura ajo takohet me Maltën sonte, kurse me 20 nëntor e pret në Prishtinë Azerbejxhanin, që pritet të jetë ndeshja vendimtare për ta përcaktuar kryesuesin e grupit.

Me shumë gjasë, vullneti i pamatshëm i Burdushit do ta bëjë atë që veç ndeshjes së sotme të bëjë përpjekje për sukses të Kosovës edhe në ndeshjen pas tre ditëve.

 

Share.