Saturday, August 18

Bunjakit i kërkohet prapë dorëheqja, deklaron: Nuk dorëhiqem pa e kry Ramushi mandatin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kërkesa të shumta për dorëheqjen e tij kanë ardhur menjëherë pas humbjes së radhës së Kosovës nga Finlanda, ndonëse humbje e dinjitetshme e me rezultat minimal.

Por, kësaj here ai vendosi që këtyre kërkesave të mos iu përgjigjet me heshtje.

Pvrzgjedhësi i Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, pavarësisht humbjeve, 7 sosh, dhe një barazimi aksidental, nuk e ka ndërmend të dorëhiqet nga drejtimi i Përfaqësueses së Kosovës.

Këtë gjë e ka konfirmuar sonte, pasi që në rrjetin social facebook, Flaka Surroi i kërkoi dorëheqjen në mënyrë decidive,

“Bunjaki, a u bâ boll?!”, ishte pyetja denoncuese e drejtoreshës së Grupit Koha, të cilës Bunjaki i është përgjigjur me shpejtësi të dritës.

“Nuk do të dorëheqem. Në vend që të gjithë t’i gëzohen konsolidimit të institucioneve, ju kërkoni kokën time. Koka ime nuk është kokë turku. Nuk dorëhiqem pa e kry Ramushi mandatin e plotë”, ka shkruar selektori i Kosovës, Bunjaki.

Kosova renditet e fundit në Grupin I të kualifikimeve për Botërorin e ardhshëm. Ajo sonte pësoi humbjen e shtatë. Megjithatë, dy humbjet e saj të fundit u vlerësuan lartë pasi që ishin vetëm me një gol diferencë.

Share.