Wednesday, January 23

Borovci komunikon prapë me Rugovën: Më tha që LDK duhet t’i bashkohet dialogut

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Paqartësitë rreth përfshirjes në dialog, e kanë shtangur Lidhjen Demokratike të Kosovës midis një udhëkqyqi, nga i cili s’po di kah t’ia mbajë.

Partia e Isa Mustafës fillimisht shprehu qëndrim kategorik kundër bashkangjitjes në ekipin negociator për dialogun me Serbinë. Por, më të arritur letra e Trumpit që kërkoi vazhdim të dialogut, kjo parti sa hap e mbyll sytë doli me qëndrim të ri.

Megjithatë, LDK nuk e ka qartësuar ende pozicionin e saj karshi këtij procesi.

E, në gjithë këtë mjegulli, është Hazir Borovci ai i cili shfaqet si çelës i zgjidhjes së krizave për LDK’në në situata konfuze. Koordinatori i ish-presidentit Dr. Ibrahim Rugova – Të gjithëve na mungon për planetin tokë, ka sjellë lajmet e fundit nga komunikimi i rëndomtë me ish-prijësin e LDK’së dhe Kosovës.

“Sot, isha tek varri i Rugovës. Folem si përherë. Pasi u pyetem me njëri-tjetrin se si ishim, Rugova më pyeti për taksën 100% dhe për dialogun me Serbinë. E për dialog më tha se pa LDK’në nuk ka dialog. Tha që LDK duhet hyjë në ekip negociator sepse aty e ka pasë vendin gjithmonë”, është shprehur Borovci.

Borovci ka sjellur vazhdimisht lajme të rëndësishme nga komunikimi i tij i rregullt me ish-presidentin. Korrespodenca e tij ka dalë shpesh të jetë tejet e rëndësishme për qartësimin e veprimeve të LDK-së kundruall proceseve të ndryshme.

Share.