Monday, October 16

BIK dhe Instituti Sizmologjik: S’pati tërmet, dridhja erdhi sepse u thyen shumë arra për bakllavat e Bajramit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Instituti Sizmologjik i Kosovës dhe Bashkësia Islame e Kosovës, përmes një konference të përbashkët për media, kanë reaguar në lidhje me një tërmet të prenduar sot në orët e mesditës. Sipas shefit të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës – Shemsi Mustafa, dhe Kryetarit të BIK’ut, Naim Tërnava, sot nuk kishte tërmet në Kosovë.

“Kemi biseduar edhe me z.Tërnava. Siç potencoi edhe ai dhe siç e dini edhe ju, nesër është Dita e Kurban Bajramit, dhe qysh sonte fillojnë përgatitjet me bakllava e torte. Ju e dini se për bakllava duhen arra, e arrat duhen thyer. Kështu që sot janë thyer shumë arra që kanë shkaktuar lëkundje të vogla të tokës dhe ka ngjarë si tërmet”, është shprehur shefi i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa.

Kurse Naim Tërnava nga BIK’u i ka uruar gjithë besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin, duke theksuar se Allahu i gjithmëshirshëm asnjëherë nuk çon tërmete në ditë të këtilla. Sipas tij, për këtë Bajram janë gatuar diku rreth 233 mijë bakllava, për çfarë janë dashur të thyhen rreth 9700 kg arra.

“Është mirë që të ia kemi frikën Allahut, por në këtë rast nuk ka vend për panik”, është deklaruar Tërnava.

Kujtojmë se për tërmetin i cili u pretendua se dridhi Kosovën, Policia ka arrestuar deputetin Fisnik Ismajli dhe 5 aktivistë të tjerë të VV’së.

Share.