Monday, November 19

Bie radikalisht shkalla e krenarisë në Kosovë pas barazimit të saj me Ishujt Faroe

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kosova nuk ia ka dalë të nxjerrë më shumë sesa një barazim 1 me 1 përballë njërës prej skuadrave me të dobëta në botë, Ishujve Faroe, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në ndeshjen e katërt në këtë kompeticion, Kosova nuk ia doli të mposhtë edhe herën e dytë Ishujt Faroe, të cilët në ndeshjen e parë të luajtur në Kosovë, i kishte mposhtur 2 me 0. Me këtë rezultat, Kosova mban vendin e parë me 8 pikë, të grumbulluara nga një fitore e një barazim ndaj Ishujve Faroe, një barazim ndaj Azerbejxhanit dhe një fitore ndaj Maltës.

Por, përkundër që ende Kosova i prinë këtij grupi, barazimi i sontem ka ulur radikalisht krenarinë në shtetin tonë, e cila arriti majat sidomos pas fitores së fundit ndaj Maltës.

Matjet e bëra mënjeherë pas ndeshjes tregojnë se 75% të kosovarëve nuk ndihen më krenarë me kombëtaren e Kosovës, me të cilin para disa ditësh ndiheshin krenarë deri në zenit.

Megjithatë, kjo shkallë e krenarisë mudn të këtë luhatje në ndeshjen e ardhshme, të cilën Kosova e zhvillon prapë ndaj Maltës. Një fitore potenciale mudnta rritë krenarinë prapë, por një humbje mund të sjellë pasoja katastrofale për kosovarët krenarë.

 

Share.