Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/pampress/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/pampress/wp-content/plugins/wp-super-cache/wp-cache-phase2.php on line 1164
Behrami çmend Serbinë, pak para ndeshjes ngjyros flokët kuq e zi - Pampress
Sunday, July 22

Behrami çmend Serbinë, pak para ndeshjes ngjyros flokët kuq e zi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sonte luhet ndeshja e dytë në kuadër të xhiros së dytë në Grupin E, në Kampionatin Botëror të futbollit “Rusia 2018”. Në ndeshjen e parë të kësaj xhiroje, Brazili në minutat e fundit siguroi fitore prej 2 me zero ndaj Kosta Rikës për t’ia rrëmbyer vendin e parë Serbisë, e cila e mbante me tre pikë falë fitores në xhiron e parë pikërisht ndaj Kosta Rikës.

Serbia ka gjasë që sonte ta humbas edhe vendin e dytë nëse mundet nga Zvicra që ndodhet në vendin e tretë me pikën e fituar nga barazimi me Brazilin në ndeshjen e parë në Grupin E.

Por, kjo gjë s’do të jetë aspak e lehtë duke ditur se ballkanasit kanë një skuadër mjaft kualitative dhe të konsioliduar. Por, helvetikët duket se me çdo kusht duan që të nxjerrin 3 pikë nga Serbia, për çfarë tash e sa kohë janë në kërkim të dobësive të formacionit serb.

Së fundi, selektori i Zvicrës, Vladimir Petkovic, i cili në formacionin zviceran numëron katër lojtarë me prejardhje shqiptare, duket se këtë do ta shfrytëzojë për t’i traumatizuar “patriotët” nga Serbia, të cilët po i traumatizon veç prezenca e katër shqiptarëve në një kombëtare që merr pjesë në këtë kompeticion.

Strategu Petkovic ka vendosur që të urdhërojë njërin nga lojtarët e tij, konkretisht njërin nga ata me prejardhje shqiptare, që ta ndërrojë frizurën e tij.

Është fjala për futbollistin me prejardhje nga Mitrovica, Valon Behrami, i cili njihet me shatirin e tij të kahmotshëm. Mesfushori Behrami që shkëlqu në ndeshjen e parë ndaj Brazilit duke bllokuar yllin e tyre, Neymar, do t’i duhet të kryejë punën sonte para ndeshjes.

Behrami thuhet se tashmë ka ndërruar frizurën pas kërkesës së Petkovicit, duke ngjyrosur flokët kuq e zi, çfarë do t’i dekoncentrojë pa masë përfaqësuesen serbe.

“Ata i çmend e kuqja dhe e zeza. Behramit i pëlqen eksperimentimi me frizurën. Do t’i shfrytëzojmë flokët e tij që ta nxjerrim që në start Serbinë nga takti. Në fund do të fitojmë|”, ka deklaruar trajneri zviceran, Petkovic.

Por, se sa do të jetë efektive kjo metodë pritet ta shohim sonte pas orës 20:00, kur edhe luhet ndeshja Serbi-Zvicër. E me tre pikë të fituara sonte, Zvicra do të jetë me një këmbë në 1/8 e finales.

Share.