Monday, December 18

Baki Kelani: Marshi i LGBT’së kaloi pa incidente, kishte vetëm prekje të lehta

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka dhënë raportin mbi paradën e mbajtur sot nga komuniteti LGBT në Prishtinë.

Ai ka dhënë se parada ka kaluar e qetë dhe se nuk është raportuar për incidente.

“Nuk ka pasur asnjë rast serioz. Ka pasur prekje të lehta, të cilat janë të zakonshme dhe vërehen edhe në ecjet e zakonshme gjatë ditëve të rëndomta”, ka thënë Kelani.

Ai nuk ka pranuar të flasë mbi shifrën e pjesëmarrësve në paradë.

Share.