Monday, October 16

Baki Kelani: Frashër Krasniqi nuk e ka rrahur Milaim Zekën, por Milaim Zeka e rrahu Frashrin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Baki Kelani ka reaguar pas dy ditësh për incidentin në Klan Kosova TV, ku u përleshën fiziksht deputeti Frashër Krasniqi nga VV dhe Milaim Zeka nga Nisma.

Zëdhënësi i Policisë ka deklaruar se Policia e Kosovës fatkeqësisht s’mundi të jetë në vendin e ngjarjes, por meqë rrahja ndodhi live, ai tha se e ka parë me vëmendje rastin.

“Kemi parë rrahjen live. I kemi shikuar edhe videot që kanë dalë në portale më pas. Sipas asaj çfarë kemi mbledhur në terren kemi informacione se në rrahjen mes deputetëve, Milaim Zeka ka qenë fitues. Ai e rrahu Frashër Krasniqin e jo anasjelltas siç u raportua”, ka thënë Kelani.

Ai ka thënë se Frashër Krasniqi ka marrë disa goditje të fuqishme nga deputeti Zeka dhe sipas Kelanit, kjo gjë dëshmohet edhe në video.

Share.