Monday, November 19

Bajram Gecaj: Borovci ia fut kot, Rugovës ia kam la unë “xhenazen” me këto dy duar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-këshilltari i Isa Mustafës i shpallur në kërkim, Bajram Gecaj, është inkuadruar në debatin shkencor “Xhenazja e Rugovës – kush, kur dhe si e lau?”.

Intelektuali i rrallë nga vargmalet e Deçanit ka kundërshtuar bashkëpartiakun e tij Hazir Borovci, i cili pretendon se sot ka komunikuar me ish-presidentin dhe se ky i fundit ka deklaruar se “xhenazes” së tij i ka bërë dush vet.

Gecaj ka përgënjeshtruar edhe Borovcin, por edhe myftiun Naim Tërrnava, i cili i pohoi se “xhenazja” e Rugovës u la nga imami Rexhep Boja.

“Ata ia fusin kot. Unë kam qenë krah i djathtë i ish-presidentit. Shpesh i kam ndihmu me u la edhe sa ka qenë gjallë. Disa herë ia kam fërku shpinën. Edhe xhenazen e tij ia kam larë me këto dy duar”, ka deklaruar Gecaj.

Lidhur me këtë deri më tani nuk ka deklarime as nga Ismet Beqiri e as nga Driton Selmanaj, për të cilët dyshohet se mund të kenë qenë në afërsi të “xhenazes” së presidentit Rugova.

 

Share.