Monday, November 19

Bahtiri: Shakira do ta performojë tek Ura këngën “Jo nuk ndahet Mitrovica”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ditë më parë ka paralajmëruar se gjatë ceremonisë së hapjes së Urës së Ibrit, do të performojë një këngtare nga Amerika.

Brenda shumë pak kohe u aludua se kjo këngëtare është latino-amerikanja e mirënjohur në mbarë botën, Shakira.

Një gjë e tillë ka rritur kurreshtjen në mesin e kosovarëve, të cilët i duan hitet e këngëtares Shakira. Mënjeherë mori hov diskutimi se cilat këngë do t’i performojë ajo.

“Hips don’t lie”, “Waka Waka”, “La Tortura”, “Whenever, Wherever” dhe “Chantaje” janë hitet e këngëtares që mitrovicasit dhe publiku kosovar mezi pret t’i dëgjojë.

Por, majori i Mitrovicës ka dhënë një lajm tjetër bombastik, në lidhje me një këngë jo të zakonshme që pritet ta performojë këngëtarja kolumbiane.

Bahtiri ka thënë se Shakira do ta këndojë tek Ura e Ibrit edhe këngën “Jo nuk ndahet Mitrovica”, këngë kjo e Shkurte Fejzës, për të cilën PamPress kohë më parë ka raportuar se “bilbili i Mushtishtit” ka hequr dorë për shkak të situates së rëndë politike në atë pjesë.

Se a do të ngjajë kjo, mbetet të shihet.

Share.