Saturday, October 20

Arrihet marrëveshja e Maqedonisë me Greqinë për emrin, do të quhet Maqedonia e Jerlive

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Marrëveshja e emrit të Maqedonisë pas dialogëve të njëpasnjëshëm mes qeverisë greke dhe asaj maqedone është arritur.

Mediat greke dhe ato maqedone raportojnë se emri i ri i Maqdonisë do të jetë “Maqedonia e Jerlive”.

Duket se për një marrëveshje të tillë palët janë inspiruar nga komuna e Ferizajit, më saktë në shembujt e dy fshatrave të këtij qyteti, Prelezit dhe Talinocit.

Të dy fshatrat përmes dialogut janë dakorduar që të ndahen në dysh, duke u krijuar Talinoci i Jerlive dhe Talinoci i Muhaxherëve, ngjashëm si Prelezi i Jerlive dhe Prelezi i Muhaxherëve.

Nga burime jozyrtare merret vesh se ndërmjetësues i kësaj marrëveshje ka qen Shaban Zhilivoda nga fshati Lloshkobarë, fshat ky që po ashtu shtrihet brenda kufijve të Ferizajit.

Ndërkohë, bëhet e ditur po ashtu se ditëve në vijim, kryeministrat e të dy vendeve, Zoran Zaev i Maqedonisë së Jerlive dhe Alexis Tsipras i Greqisë, pritet ta vizitojnë Ferizajn, më saktë dy Prelezët dhe dy Talinocët.

 

 

 

Share.