Monday, October 16

Arrestohet Blerand Stavileci, rrah brutalisht anëtarët e Baba Stars

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjuha e ashpër tash e sa kohë dhe kërcënimet e njëpasnjëshme në drejtim të individëve dhe grupacioneve të ndryshme, ka bërë që ministri në shkuarje dhe moskthyerje, Blerand Stavileci, të eskalojë edhe me përfshirje në një konflikt fizik.

Zëdhënësi i PDK’së është bërë pjesë e një sherri me anëtarë e label’it Baba Stars, disa prej të cilëve janë rrahur brutalisht nga ish-ministri, dhe të njëjtit kanë përfunduar në emergjencën e Qendrës Klinike Universitare.

Siç merr vesh PamPress, sherri ka nisur pas një takimi spontan të Stavilecit me disa nga anëtarët e këtij label’i muzikor, në hapësirat e hotelit Swiss Diamond, ku Stavileci po takohej me krerët e PAN’it dhe AKR’së, për detaje të marrëveshjes së nënshkruar para dy ditësh.

Aty, Stavileci ka parë anëtarët e Baba Stars, reperin Arkimed Lushajn apo i njohur me nofkën Stresi, dhe reperin Osman Loti që njihet me nofkën Cozman, të cilët me t’i parë i ka provokuar, duke iu kënduar këngë të reperit Noizy.

“Qe ku jom, kush kari po m’lyp, ditë për ditë ma nalt, s’po di me zhdryp”, është refreni i këngës së Noizyt, të cilin e këndoi Stavileci para Stresit dhe Cozmanit të label’it Baba Stars, me motive të qarta provokuese.

Pas kësaj, dy reperët e kanë pyetur Stavilecin se çfarë probleme ka, kurse ky i fundit ka reaguar menjëherë dhunshëm, duke i goditur ata, e më pas duke i rrahur brutalisht.

Pas kësaj, Policia e Kosovës ka arrestuar Stavilecin, teksa ambulanca është përkujdesur që reperët t’i dërgojë në spital.

Deri më tani nuk dihet për detaje tjera.

 

Share.