Saturday, October 20

Arrestohen tre deputetë të VV’së për shkak të ndotjes së ajrit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Donika Kadaj, Albulena Haxhiu dhe Driton Çaushi janë arrestuar sot, gjatë orëve të mesme të mesditës, si të dyshuar për ndotjen e ajrit në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.

Sado që është bërë e ditur se shkaktarët e ndotjes nuk ndërlidhen me gazin lotsjellës që dikur deputetët e VV’së dhe deputetë tjerë opozitarë e gjuanin në Kuvend, Policia i ka përcjellur Kadajn, Haxhiun e Çaushin në stacionin policor “Qendra”.

Siç raportojnë burimet, asnjërit prej deputetëve nuk i është gjetur ndonjë element që ndikon në ndotjen e ajrit.

Po ashtu, thuhet se deputetët e VV’së nuk kanë reaguar gjatë arrestimit të tyre.

Ka qenë vetëm deputeti Çaushi, i cili ka shprehur habinë me arrestimin e tij, duke i kujtuar policëve se ai ka dhënë dorëheqje nga funksionet e partisë.

Nuk dihet nëse janë caktuar masa ndaj tyre.

Share.